Beselidhja e VjeterJeremia: Pjesë nga Rrëfimet e Jeremisë
- 1 Prifti Fasur, biri i Emerit, mbikëqyrësi prijës në Shtëpinë e Zotit, e dëgjoi Jereminë duke i profetizuar këto fjalë.
- 2 Fasuri e rrahu Jereminë profet dhe e vuri në pranga, që gjenden te Dera e lartë e Beniaminit në Shtëpinë e Zotit.
- 3 Të nesërmen, kur zbardhi drita, Fasuri e liroi Jereminë nga prangat, atëherë Jeremia i tha: Jo më Fasur Zoti nuk e quan emrin tënd, por Tmerr në çdo anë!
- 4 Sepse kështu thotë Zoti: Ja, unë po të të dorëzoj tmerrit, ty e të gjithë miqtë e tu. Do të bien prej shpatës së armiqve të tyre dhe ti do t'i shohësh me sytë e tu. Mbarë Judën do ta lëshoj në duart e mbretit të Babilonit. Ai do t'i shpëgulë në Babilon dhe do t'i godasë me shpatë.
- 5 Do ta jap mbarë pasurinë e këtij qyteti, tërë çka u fitua me mund, gjithçka ka të çmueshme edhe të gjitha visaret e mbretërve të Judës në dorë të armiqve të tyre, të cilët do t'i rrëmbejnë, do t'i marrin e do t'i tresin në Babilon.
- 6 Kurse ty Fasur, me të gjithë anëtarët e familjes, do të ye shpëgulin. Në Babilon do të shkosh, atje do të vdesësh dhe atje do të varrosesh, ti e të gjithë miqtë e tu, të cilëve u profetizove gënjeshtrën.Pjesë nga Rrëfimet e Jeremisë
- 7 Më ngashënjeve, o Zot, dhe unë lejova të ngashënjehem, qe më i fortë se unëdhe më mbizotërove.U bëra gazi i ditës, të gjithë më përqeshin.
- 8 Sa herë që më duhet ta shpall fjalën, më duhet të lëshoj kushtrimin, të bërtas: Dhunë! Shkatërrim!Fjala e Zotit u bë për muaposhtërim dhe përqeshje gjithë ditën!
- 9 Atëherë thashë me vete: më s'do të mendoj për Të, në emër të Tij më nuk do të flas!Atëherë në zemrën time u ndeznjë zjarr i furishëm, u ndrye në eshtrat e mi:u mundova ta mposht, por s'munda!
- 10 I dëgjoja shpifjet e shumëve, tmerr gjithkund përreth:'Paditeni! Le ta padisim!'Të gjithë dashamirësit e mivërenin rënien time:'Ndoshta do të lejojë të gënjehet!Do të ngadhënjejmë mbi të, atëherë do të hakmerremi!'
- 11 Por me mua është Zoti si trimi i trimave, prandaj ata që më pëdjekin, do të rrëzohen e s'do të ngadhënjejnë:turpi do t'i mbulojë se s'do t'ia dalin qëllimit, turp e përhershme që kurrë s'do të shlyhet!
- 12 O Zoti i Ushtrive, ti, o sprovuesi i të drejtit, që ia sheh veshka e zemër, bëj ta shoh hakmarrjen tënde mbi ta, sepse në dorë tënde e lashë çështjen time!
- 13 Këndojini Zotit, lëvdojeni Zotin, që e çliroi shpirtin e të varfëritnga dora e keqbërësve.
- 14 Qoftë mallkuar dita kur unë linda; dita kur më lindi nëna imejo, mos qoftë bekuar!
- 15 Qoftë mallkuar ai burrëqë e lajmëroi tim atë:'Je bërë me djalë!'dhe e mbushi me gëzim!'
- 16 U bëftë ai njeri porsi qytetet, që Zoti i shkatërroie askurrë s'u pendua.Në mëngjes ndjeftë kushtrimin e në mesditë rropamën e luftës,
- 17 që s'më shitoi në barkun e nënës!Nëna ime do të më bëhej varre barku i saj, shtatzënë përgjithmonë.
- 18 Pse ndopak dola nga barku amnor?Që të heq keq e të vuaje në turp të marrin fund ditët e mia!